Shqiperia

Një ditë pas mbledhjes – LSI përjashton dy këshilltarët, me PS votuan për rritjen e çmimit të ujit

Lëvizja Socialiste përjashton nga grupi dy këshilltarët e saj në këshillin bashkiak të Tiranës të cilët bashkuan votat e tyre një ditë më parë për rritjen e çmimit të ujit.

Vendimin e komunikoi koordinatorja e anëtarëve të këshillit bashkiak të LSI-së në Bashkinë e Tiranës, Eriona Bixha.

Bixha: “Grupi i këshilltarëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim vendosi të përjashtojë nga grupi i këshilltarëve të LSI, Genta Mezinin dhe Agim Krajën për veprim në kundërshtim me statutin, me programin dhe vendimin e forumeve drejtuese të LSI. Qëndrimi dhe votimi i tyre ditën e djeshme në këshillin bashkiak të Tiranës ka qenë terësisht individual dhe i shtyrë prej interesave korruptive dhe nuk ka të bëjë aspak me qëndrimin parimor për bashkëpunim institucional, parimor, transparent dhe në shërbim të qytetarëve të shpallur dhe ofruar me shumë seriozitet nga grupi i këshilltarëve të LSI”.

Po kështu, grupi i këshilltarëve të LSI duke u distancuar qartë dhe prerë nga qëndrimi korruptiv i këshilltarëve Genta Mezini dhe Afgim Kraja u propozon forumëve drejtuese të LSI të bashkisë së Tiranës që në zbatim të statutit të partisë të përshkallëzojnë masën ndëshkuese ndaj këtyre dy individëve.

Bixha: “Me papërgjegjshmërinë e tyre qytetare dhe amoralitetin politik keqpërdorën atributet përfaqësuese të LSI duke trafikuar votën dhe shitur dinjitetin në dëm të qytetarëve. Duke u bërë vegël në duar të atyre që zgjodhën të zëvendësojnë bashkëpunimin institucioonal dhe transparent me bashkëpunimin korruptiv individual”.

Vendimi i keshillit bashkiak: Çmimi i ujit në Tiranë rritet me 20 lekë, vendimi miratohet me 31 vota

OPINIONE

INTERVISTA