Një fëmijë palestinez bie dëshmor nga plumbat e ushtarëve izraelitë

Bie dëshmor fëmija 15-vjeçar palestinez, që ishte plagosur me plumb të vërtetë nga ushtarët izraelitë gjatë protestave në Bregun Perëndimor.

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Shëndetësisë së Palestinës bëhet e ditur se Muhammed Abdulkerim Hamayil që ishte qëlluar në kokë me plumb të vërtetë nga ushtarët izraelitë, gjatë protestave në afërsi të qytezës Bejta të rrethit Nablus, humbi jetë në spitalin ku po kurohej.

Një grup palestinezësh, protestuan sot në mëngjes kundër vendbanimeve të jashtëligjshme në kodrën “El-Urme”, që ndodhet në afërsi të qytezës Bejta.

Ushtarët izraelitë, krahas gazit lotësjellës sulmuan edhe me plumba plastikë dhe të vërtetë. Si pasojë 17 palestinezë, ndër të cilët edhe Hamayi, mbetën të plagosur.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne