Një foto më shumë se një mijë fjalë, Përkthyesi shqiptar, koloneli serb dhe SS-si i Divizionit tankist Leibstandarte “Adolf Hitler”

Nga: GJERGJI THANASI

Një foto më shumë se një mijë fjalë,

Përkthyesi shqiptar, koloneli serb dhe SS-si i Divizionit tankist Leibstandarte “Adolf Hitler”

Duke u mbështetur në foto të marra nga arkivat e Ushtrisë Federale Gjermane, nga sajte të ndryshme si psh. Bandenkmpf in Jugoslavien 1941-1943 po realizoj një cikël shkrimesh nën okelion “Një foto më shumë se një mijë fjalë”.

Në foton e shkrimit të sotëm një kapter (untersturmfyhrer), motorciklist i Divizionit tankist SS Leibstandarte “Adolf Hitler” po merr në pyetje një kolonel të Ushtrisë Mbretërore Jugosllave. Fotoja është shkrepur mbasditen e 11 prillit 1941. Koloneli, oficer i Divizionit jugosllav “Vardarska” është komandant i garnizonit të Dibrës (Debar). Trupat nën komandën e kolonelit SS Kurt Meyer nga Ohri në Dibër Brenda ditës kapën rob mbi 2500 ushtarë jugosllavë, 2 gjeneralë, 6 kolonelë (ndër to edhe këtë në foto). Nënoficeri SS po e merr në pyetje kolonelin jugosllav me ndihmën e një përkthyesi shqiptar “Deutsch Culture”, të shkolluar në Austri.

Mjafton kjo foto për të kuptuar, sesi brenda një dite pozita e shqiptarëve në ish Jugosllavi ka ndërruar 180 gradë. Shqiptarët nga gjysëm skllevër të sllavëve janë shndërruar në njerëz të lirë, që madje marrin në pyetje edhe oficerë të lartë jugosllavë. Me interes është fakti që mercenarë shqiptarë të komanduar nga Haxhi Lleshi në shërbim e nën komandë të këtij koloneli të sapo kapur rob nga SS-ët e kolonelit Kurt Meyer u liruan menjëherë dhe u lejuan të kthehen në shtëpitë e veta pa u hyrë gjemb në këmbë. Për t’i liruar mercenarët e Haxhi LLeshit, trupave SS-e u mjaftoi vetëm garancia e përkthyesit shqiptar, që këta janë fshatarë shqiptarë dhe nuk janë rracë slave(SIC!!!!)/Gazetaimpakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne