Një skandal i ri i Greqisë, refuzon kërkesën për ekstradimin e terroristit të DHKP-C

Kërkesa për ekstradimin e pjesëtarit të DHKPC-së, Burak Agarmis, që u kap në kryeqytetin Athinë në muajin nëntor u refuzua nga autoritetet përkatëse greke.

Agjencia greke e lajmeve ANA-MPA deklaroi se Gjykata e Apelimit të Larisas refuzoi kërkesën e Turqisë për ekstradimin e Agarmis, që gjykohet në gjendje të burgosur.

Kështu që ky është refuzimi i 6-të ndaj Turqisë për ekstradimin e 9 anëtarëve të organizatës terroriste DHKP-C.

Gjykata në Larisa në fillim të këtij muaji kishte marrë vendim për refuzimin e kërkesës për ekstradim të Turqisë ndaj një të pandehuri tjetër, Ali Ercan Gokoglu.

Në fund të muajit nëntor, pjesëtarët e organizatës terroriste DHKP-c të kapur në një operacion të zhvilluar në Athinë në 3 shtëpi celula, u arrestuan për anëtarësim në organizatë terroriste dhe mbajtjen e dokumenteve të jashtëligjshme dhe u nxorën përpara gjykatës.

Në operacionin e ekipeve të luftës kundër terrorit u sekuestruan edhe pajisje që përdoren në përgatitjen e bombave artizanale, lëndë shpërthyese dhe karta identiteti të fallcifikuara.

Në lajmet e medias greke bëhet e ditur se u gjetën prova se anëtarët e organizatës terroriste përgatiteshin për ndërmarrjen e një sulmi kundër Presidentit Rexhep Tajip Erdoan në Greqi në muajin dhjetor./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne