Një tërmet 5 ballësh godet Indonezinë

Një tërmet me fuqi prej 5 ballë ka ndodhur sot në provincën Sulawesi Veriore të Indonezisë, bëri të ditur Agjencia indoneziane për Meteorologji, Klimatologji dhe Gjeofizikë (BMKG).

BMKG tha se epiqendra e tërmetit ishte 66 kilometra në verilindje të rrethit Melonguane në Ishujt Talaud.

Tërmeti ndodhi 21 kilometra nën tokë.

Nuk ka raportime për viktima, theksuan zyrtarët./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne