Një tërmet i fuqishëm godet ishullin grek të Kretës

Një tërmet me fuqi prej 5.2 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur sot në mëngjes ishullin grek të Kretës, në jug të vendit, bëhet e ditur nga Instituti athinas për gjeodinamikë.

Dridhja u regjistrua në ora 07:40 sipas kohës lokale ndërsa epiqendra ka qenë 23 kilometra në perëndim të qytetit Iraklion.

Shërbimi zjarrfikës dhe mbrojtja civile bënë të ditur se deri tani nuk ka raportime për viktima apo dëme materiale.

Greqia shtrihet në një zonë aktive sizmike dhe tërmetet me magnitudë të tillë janë të shpeshta./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne