Njëkohësisht me “Zapad-2017”, qindra trupa amerikane dislokohen në Poloni

Në kohën kur ushtria ruse po zhvillon manovrat e mëdha ushtarake në kufijtë e saj perëndimorë të quajtura “Zapad-2017”, ushtria amerikane nisinë Poloni dhjetëra tanke dhe automjete ushtarake bashkë me qindra trupa të trajnuar.

Trupat dhe armatimet amerikane thuhet se hynë në Bashkimin Evropian si pjesë e bashkëpunimit ushtarak midis Shteteve të Bashkuara dhe Polonisë. Sipas raportit, kjo është hera e parë që pajisjet e tilla ushtarake nga Shtetet e Bashkuara kanë hyrë në Poloni drejtpërsëdrejti përmes detit. Trupat dhe pajisjet e SHBA kanë ardhur nga Kansasi në Poloni, thanë zyrtarët e SHBA. Pajisjet përfshijnë 87 tanke “M1 Abrams”, 103 automjete të blinduara “Bradley Fighting”, 18 topa automatikë Hoiter dhe pajisje të tjera ushtarake dhe kamionë ushtarakë. Në të njëjtën kohë, Rusia po organizon një stërvitje trajnimi në kufijtë e saj perëndimorë ku janë angazhuar rreth 12,000 trupa. Rusia ka ngritur vazhdimisht shqetësime mbi praninë ushtarake të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), veçanërisht forcave amerikane në Poloni, duke e cilësuar si një kërcënim për sigurinë e saj dhe prishje të ekuilibrit të sigurisë rajonale./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne