Shqiperia Sociale

“Njerëzit e shohin të pamundur të ardhmen në Shqipëri”

Teksa në ‘Studio e Hapur’ po diskutohet rreth 367 mijë shqiptarëve që aplikuan këtë vit për llotarinë amerikane dhe 320 mijë shqiptarëve që kanë lënë atdheun gjatë pesë viteve të fundit, prof. dr Ardian Civici tha se Llotaria Amerikane është një barometër që tregon sa e madhe është dëshira për tu larguar.

Gjithashtu Civici tha se ky emigracion është emigracion mungese besimi dhe perspective për të ardhmen në vend.

Civici: “Janë jo vetëm vëndet e varfëra, por po vihet re edhe një emigracion nga vendet e pasura. Kur flasim për emigracionin shqiptar, duhet të themi që shkaku i emigracionit është mungesa e besimit. Kanë mungesë besimi për të ardhmen e vetes tyre, familjes, fëmijëve. Emigracioni vjen gjithmonë si pasojë e një krize. Tani kemi një emigracion më të heshtur, por shumë herë më të rrezikshëm. Llotaria Amerikane është barometër që tregon se sa e madhe është dëshira për tu larguar. Për të përmbledhur mund të thoja që është emigracion mungese besimi dhe perspektive. Mungon besimi tek e ardhmja, e shohin të pamundur të ndërtojnë të ardhmen në Shqipëri”./ bw