Njihuni me qytetin që i prishi festën Ramës, bashkia e vetme që nuk do udhëhiqet nga socialistët

Me përfundimin e rezultateve të votimit, kanë dalë tashmë edhe rezultatet që konfirmojnë Partinë Socialiste si partia e vetme në garë, që udhëheq tashmë 60 bashki.

Vetëm një bashki është fituar nga Partia Mega, dhe është bashkia e Finiqit. Kryetari i ri i bashkisë do të jetë kandidati Kristo Kiço.

Rezultatet e Finiqit

Dy ditë më parë u zhvilluan zgjedhjet lokale ku opozita nuk mori pjesë. Partia Socialiste si e vetmja parti e madhe në garë mori 60 bashki, ndërkohë që pjesëmarrja ishte 21.6%. Dështim për Bindjen Demokratike të Astrit Patozit, pasi nuk arriti të merrte asnjë bashki duke mos bindur dot të djathtët që të dalin e të votojnë për BD./dosja

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne