“Nuk duan xhami, duan shkollë”, lajm i stisur

Musa Vila

ABSURDITETI NUK KA FUND…

Edhe ky turp u plasua në lajmet qendrore të RTK-së.Aty shihen pesë apo gjashtë persona që nuk përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve e aq më pak t’ju ipet hapsirë në lajme qendërore!
Ne kemi fshatra dhe qytete të tëra,që kërkojnë ndërtimin e xhamive,e askush nuk i pyet për kërkesat e tyre!
Shpeshherë kemi kērkuar nga mediat tona të japin store të humanitetit nga Bashkësia islame,fare nuk na janë përgjigjur,me pretekst se nuk kemi staf të mjaftueshëm për teren!

Inagurohen shtëpi dhe bëmirësi të ndryshme në Kosovë,e ato mbeten nën hijen e kohës,pra askush nuk i sheh e as nuk i dëgjon.
Të gjithë qytetet e Kosovës kan planifikuar për shkolla e teatra,e asnjë nuk planifikon për Xhami dhe objekte fetare.Edhe kur BIK arrin me sigurue një trollë me mund,disa media mundohen me i dhënë kahje negative.

Jemi dëshmitarë se shumë shkolla janë ndërtue vend e pavend,dhe as nuk jan hapë fare,se nuk ka popullatë në atë vend.
Edhe disa shkolla të sapo ndërtuar gjatë viteve të fundit janë mbyllur,në mungesë të nxënësve apo shpërnguljes së popullates!Shtrohet pyetja pse nuk u planifikua si duhet ndërtimi i shkollav pas lufte!Apo edhe kjo ishte një bisnes i X persona,vetëm për të bërë biznes.
Dua t’ja bëjë me dije se xhamitë janë shkolla të edukimit të shpirtit dhe dijes,e aty ku ndërtohen xhamitë luftohet injoranca dhe kaosi!
Mitrovica është e njohur si qytet i dijes,kulturës,atdhetarizmit,qytetarisë dhe patriotizmit,nuk i ka hije dikuj të e nënvlerson rolin e këtij qyteti!
Këta protestues janë meskina,injorantë dhe viktimë e pseudointelektualve!/ FB

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne