Shqiperia

Nuk gjen qetësi Korça, tre goditje të tjera tërmeti

Nuk ka paqe toka në Korçë. Sot janë regjistruar së paku edhe tre lëkundje të tjera tërmeti, duke e çuar në 68 numrin e tërmeteve që janë shënuar në këtë zonë brenda 30 orësh.

IGJEUM ka regjistruar tre goditjet e datës 3, që nisën që pas mesnate, ndërkohë që tjera u shënua në orën 03: 06. Goditja e fundit ka qenë e fortë me magnitudë 3.9.

35 prej lëkundjeve në total u ndjenë në gjithë rajonin e Korçës, ndërsa tërmeti më i fortë arriti 5.3 të shkallës rihter.

Ndërkohë që 184 është numri i banesave të dëmtuara, 60% e të cilave të pabanuara, u evidentuan nga ministria e Mbrojtjes pas tërmeteve që prekën Korçën.

Fshatrat më të prekura janë Floqi, Qafëzezi dhe Vidohova. Qindra familje kaluan natën në çadrat e ngritura nga Ushtria, mes të ftohtit dhe reshjeve të shiut në kushte tepër të vështira.

https://i0.wp.com/www.tpz.al/wp-content/uploads/2019/06/auto_Screenshot_11559543150-768x586.jpg?resize=768%2C586

Etiketa

OPINIONE