Shqiperia

‘Nuk kam vrarë prindërit, por dy hije’, gjykata shtrim të detyruar për të riun nga Dibra

I riu nga Dibra, i cili akuzohet se vrau dy prindërit e tij pak ditë më parë është përballur me gjykatën ditën e sotme.

Përpara togave të zeza në Gjykatën e Krimeve të Rënda, Qemal Sela, ka thënë se nuk ka vrarë prindërit, por dy hije.

Duke parë gjendjen e tij të renduar psikologjikisht, gjykata vendosi shtrim të detyruar për Selën.

Më tej i riu akuzoi dhe gjykatën se ata janë të korruptuar, kur ishte marrë vendimi për të.