“Nuk kërkojmë rritje të biletës”, Shoqata e Transportit sërish në protestë: Të plotësohen katër kërkesat tona!

Shoqata e Transportit është ngritur sërish në protestë ditën e sotme. Ata bëjnë thirrje për plotësimin e katër kërkesave të reja.

Operatorët vijojnë të këmbëngulin në heqjen e akcizës së naftës, rimbursimin e 30%, rimbursimi për kategoritë falas dhe heqja e TVSH-së për 2020-ën dhe vendosja e TVSH-së 6% për vitin e ardhshëm.

“Edhe ne ekzistojmë, duhet marrë më seriozisht transporti. Asnjëri nga ju nuk është qartë si do funksionoj kapaciteti 70%.

Asnjë operator nuk ka thënë rritje të biletës. Për ne të gjithë mund të udhëtojnë falas, nëse na rimburson shteti.

Pikat e kryeministrit janë ndihmesë po jo zgjidhje për transportin. Është një ndihmë shumë minimale, edhe taksat, është hap shumë i mirë, por jo zgjidhje e problemit”, tha njëri prej operatorëve.

Ndërkohë një tjetër operator u shpreh, se nëse nuk plotësohen kërkesat, rrezikojmë të bëhemi i vetmi vend pa transport publik.

“Rrezikojmë të bëhemi i pari vend pa transport publik. Merrini me vullnet pozitiv, janë kërkesa që nuk kërkojnë para po mbështetje. Ne nuk kërkojmë rritje të biletës”, tha ai.

Ndërsa përfaqësuesi i operatorëve turistikë, kërcënoi, se nuk plotësohen kërkesat, nuk do të presë asnjë charter me turistë.

“Në bllokojmë transportin për çdo turist. Nuk do presim asnjë charter nëse kërkesat nuk realizohen”, u shpreh ai./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne