“Nuk mund të vritej, s’e meritonte”, flasin banorët e Bularatit pas vdekjes së Kacifas (Video)

Nga fshati Bularat vjen reagimi i banorëve një ditë pas vrasjes së shtetasit grek nga forcat RENEA. Banorët e fshatit nuk e kanë pritur aspak mirë, vrasjen e 35-vjeçarit, Konstantinos Kacifas. Një nga banorët e quan aspak të drejtë qëndrimin e policisë ndaj shtetasit grek, sepse mendojnë që ai fare mirë mund të ishte arrestuar dhe jo qëlluar.

Nuk mund të vritej dhe të ekzekutohej në atë mënyrë, nuk e meritonte,” është shprehur një nga banorët e fshatit për Fax News.  Ende nuk dihet ku do të zhvillohet ceremonia mortore e 35-vjeçarit.

Një e afërme e viktimës, e cila është gjithashtu banore e fshatit Bularat me lot në sy shprehet se me vrasjen e tij, i kanë vrarë të gjithë dhe se ai fare mirë mund të kapej edhe gjallë.

Na kanë vrarë të gjithëve, ishte djalë i mirë. Mund ta kishin kapur të gjallë“, tha ajo për Fax News.

Kyeplaku i fshatit nuk ka dashur të komentojë ngjarjen e ditës e djeshme, ai për kamerat e Fax News ka thënë vetëm se familja e 35 vjeçarit, Konstantinos Kacifas kërkon qetësi.

“Familja ka nevojë për qetësi. Familja është me dhimbjen e tyre, nuk mund të thonë asnjë fjalë”, tha ai.

Viktima ka qenë banues midis Athinës dhe fshatit Bularat. Ai kishte kryer ushtrinë në Greqi, detaje që i kishte ndarë edhe në rrjetet sociale.  Lokalizimi i 35 vjeçarit është bërë me qen kufiri, ndërsa forcat RENEA e kanë qëlluar në gjoks dhe kokë. Mësohet se ai çdo vit zbukuronte fshatin Bularat për festa.

Kujtojmë se paraditen e djeshme shtetasi grek Kostantions Kacifa, 35 vjeç, hapi zjarr mbi makinën e policisë, për shkak se pretendonte se ishte hequr flamuri që kishte vendosur në qendër të fshatit.

Pas breshërisë me kallashnikov mbi policinë e Gjirokastrës, në operacion janë angazhuar forcat RENEA nga Tirana për kapjen e tij. Pas arratisë vendodhja e tij u lokalizua e më pas si pasojë e të shtënave mbeti i vrarë.

‘’Shtetasi Kaçifa ka vijuar të qëllojë kundër forcave speciale për gati 30 minuta, duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre. Në kundërpërgjigje, të forcave speciale gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i vrarë shtetasi Kostandinos Kaçifa.

Në vendngjarje u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë automatike, model Kallashnikov, dy karikatorë municioni, një çantë me fishekë luftarakë, si dhe 31 gëzhoja. Në banesën e shtetasit Kaçifa u sekuestrua edhe një uniformë kamoflazh”, sqaronte dje policia shqiptare.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=y7HSf11qCUY]

 

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=RbXQSkidEMw]

 

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=4dD9Uvp0VrA]

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne