“Nuk plotësohen kushtet optimale”/ Sindikata e Punonjësve të Universiteteve kërkon shtyrjen e zgjedhjeve

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në procesin mësimor nga Covid-19 dhe për zgjedhjet në universitete.

Sindikata e Punonjësve thotë se format e mësimdhënies ndonjëherë kanë qenë të papërshtatshme, ndërsa shqetësimin më të madh e ka ngritur për zgjedhjet.

Ajo deklaron se data e zgjedhjeve nuk përkon me datën e rikthimit të studentëve në auditore dhe pretendon se kështu studentët përjashtohen nga zgjedhjet.

Sipas saj, nga situata aktuale nuk krijohen as kushtet e duhura për zhvillimin e një fushate zgjedhore dhe nuk ka zgjidhje as për votimin online.

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve propozon që të shtyhet data e zgjedhjeve dhe ato të zhvillohen në shtator ose në fillim të vitit akademik 2020-2021.

/Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne