Rajoni

Ohër, pamje të tmerrshme pas përmbytjeve të mbrëmshme (VIDEO)

Cikloni Aleksej ka shkaktuar dëme të mëdha në bregun e Liqenit të Ohrit. Pamjet nga moti i keq në këtë qytet i ngjajnë filmave horror. Hotelierët thonë se era e fuqishme ka bërë që të shkatërrohen shumë platforma të objekteve, ndërsa Liqeni me vete ka bartur gurë, baltë dhe rërë. Qytetarët nuk mbajnë mend që ndonjëherë situata të ketë qenë e tillë. Nga dallgët e larta të Liqenit më së shumti kanë pësuar rrugët dhe disa objekte hotelierike.

Ishim në gjendje gatishmërie sipas njoftimeve të meteorologëve. Era kishte intensitet shumë të lartë, ndërsa niveli i ujit përsëri ka dëmtuar bregun në përgjithësi. Çdo herë ka frikë por jemi këtu që t’i bëjmë ballë – thotë Mihail Mishev, pronar i një hoteli.

Qytetarët e Ohrit rrëfejnë tmerrin e përjetuar..

Ishte shumë dramatike. Njeriu nuk mund të jetë gjakftohtë në situata të këtilla. E fuqishme ishte era si dhe dallgët. E tërë familja ishte e shqetësuar, do të thosha i tërë qyteti dolën përtej shtëpive të tyre. Faktori njeri nuk duhet të anashkalohet, duhej më shpejtë të lëshohet Drini, por mendoj se për shkaqe përfitimi apo shkaqe komerciale, ELEM nuk e bëri këtë – Dimitar Zarçev , pronar i një shtëpie afër liqenit.

Liqeni i Ohrit edhe më tej shkakton probleme. Dallgët e larta janë më problematike për shtëpitë që gjenden menjëherë pranë bregut, por edhe për objektet hotelierike. Në njërën nga shtëpitë ku gjendem, dallgët e larta kanë krijuar një vrimë të thellë si krateri”.

Në ndërkohë, dëme ka pësuar edhe bregu i qytetit. Është vërshuar edhe shtegu tek policia e liqenit, ndërsa moti i keq ka shkatërruar një mur mbrojtës në njërin prej shtigjeve për këmbësori. Rruga e vjetër Ohër- Strugë është mbuluar me baltë dhe mbeturina nga Liqeni. Gjithashtu, edhe në Strugë po vlerësohen pasojat që i la pas vete cikloni. Nën ujë janë platformat, ndërsa janë shkatërruar pajisjet e disa prej plazheve.

 

Për momentin nuk ka rrezik për aksin rrugor Strugë – Dibër ku gjenden dy hidrocentralet Shpile dhe Globoçicë.

Rritja e akumulimit në Glloboçicë që është prezent edhe për momentin nuk shkakton rrezik për aksin rrugor Strugë – Dibër si dhe për objektet në zonën e fshatit Llukovë – Mitko Temelkovski nga Qendra e Menaxhimit të Krizave. 

Dëme ka edhe në një pjesë të zonës së sigurisë në aksin Ohër – Shën Naum, tek fshati Peshtan në gjatësi prej 200 metrave, por nuk ka ndalesë për lëvizje. Nga ELEM thonë se Liqeni edhe më tej po zbrazet dhe se diga në Drinin e Zi në Strugë është e hapur 80%.

Miki Trajkovski 

OPINIONE