OKB e kënaqur për marrëveshjen turko-ruse për Sirinë verilindore

Në konferencën ditore për mediat Farhan Haq bëri deklarata edhe për marrëveshjen e arritur mes Turisë dhe Rusisë për Sirinë verilindore.

“Ne vazhdojmë ti ndjekim nga afër zhvillimet në rajon dhe marrëveshjen e arritur ndërmjet Turqisë dhe Rusisë”,- u tha zëdhënësi Haq gazetarëve dhe shtoi: “Sekretari i Përgjithshëm e pret me kënaqësi çdo lloj përpjekjeje që bëhet në kuadër të Kartës së OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare humane për uljen e tensionit dhe mbrojtjen e civilëve”.

Kthimi i refugjatëve duhet të bëhet në mënyrë vullnetare, të sigurt dhe dinjitetshme,- theksoi Haq dhe bëri të ditur se i Dërguari Special (i OKB-së) për Sirinë, Geir Pedersen më 30 tetor do të mbledhë Komitetin e Kushtetutës (që do të përgatisë kushtetutën e re siriane)./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne