OKB-ja kundërshton përdorimin e bombave thërrmuese në Ukrainë

Një zëdhënës i OKB-së tha: “Ne kundërshtojmë fuqishëm përdorimin e bombave thërrmuese kudo dhe nga kushdo.”

Pavarësisht kundërshtimit ndërkombëtar ndaj dërgimit të bombave thërrmuese në Ukrainë, Shtëpia e Bardhë e bëri të qartë se i kishte siguruar ato për Kievin. Një javë pas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë, armët iu siguruan ushtrisë ukrainase dhe u vunë menjëherë në shërbim. Zëdhënësi i OKB-së Stephane Dujarric tha se bombat thërrmuese ishin “mjete të tmerrshme lufte” dhe shtoi se OKB-ja dëshiron t’i japë fund konfliktit në Ukrainë dhe shpreson që të ruajë integritetin e saj territorial.

Ndërkohë, gazeta amerikane The Washington Post, duke cituar burime ukrainase, zbuloi se ushtria e vendit kishte filluar të përdorte municione thërrmuese amerikane kundër pozicioneve ruse.  Sipas gazetës, përdorimi i parë i bombave thërrmuese amerikane ishte në fshatin Zhuraflovka në kufirin rus. Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov paralajmëroi për përplasje të drejtpërdrejta mes fuqive bërthamore si pasojë e përshkallëzimit të tensioneve në Ukrainë. “Në kontekstin e konfliktit ukrainas, rreziku më i madh është se Shtetet e Bashkuara dhe vendet e NATO-s po rrisin rrezikun e konfliktit të armatosur midis fuqive bërthamore duke e shtyrë situatën drejt tensionit,” tha Lavrov.

Në një deklaratë të përbashkët më 3 janar 2020, pesë fuqitë bërthamore botërore kanë theksuar se lufta bërthamore nuk duhet të fillojë kurrë. Ministri i jashtëm rus theksoi se deklarata duhej të parandalonte çdo konflikt ushtarak midis fuqive bërthamore. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se Moska dëshiron që trupat ukrainase të dorëzohen ose të tërheqin armët e tyre. Zakharova theksoi se nëse ushtarët ukrainas do të dorëzoheshin, do të garantohej një qëndrim i denjë dhe human ndaj të gjithë atyre. Komiteti Hetues Rus po heton të gjitha rastet e bombardimit të territorit rus nga militantët ukrainas si dhe vepra të tjera penale. Ndërkohë, Olaf Schulz, kancelari i Gjermanisë, vendi i të cilit është furnizuesi i dytë më i madh i armëve në luftën e Ukrainës pas Shteteve të Bashkuara, tha se Berlini nuk kishte trupa në Ukrainë.

Schulz shtoi se përgjegjësia e qeverisë së tij është të mos lejojë që Gjermania të zvarritet në këtë luftë. Ai pranoi se Berlini furnizoi me armë Kievin dhe tha: “Duke pasur parasysh faktin se SHBA dërgoi automjete luftarake në Ukrainë, vendimi i Gjermanisë për të dërguar tanket Leopard në vend ishte gjithashtu i saktë.” Neë York Times raportoi se gati gjysmë milioni ushtarë janë vrarë ose plagosur në luftën ukrainase-ruse në 18 muajt e fundit. Gazeta pretendon se viktimat ushtarake ruse kanë arritur në 300,000, nga të cilat 120,000 janë vrarë dhe 170,000 deri në 180,000 të plagosur. New York Times gjithashtu raportoi se 70,000 ushtarë ukrainas u vranë dhe midis 100,000 dhe 120,000 u plagosën./Parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne