OKB-ja paralajmëron Izraelin kundër premtimeve elektorale për “aneksim” të Bregut Perëndimor

Mladenov, deklaroi të mërkurën se “aneksimi nga Izraeli” plotësisht apo pjesërisht i “Zonës C”, e cila ndodhet në Bregun Perëndimor të pushtuar, do të ishte një goditje e rëndë për shansin e zgjidhjes me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez.

“Aneksimi i pjesshëm apo i plotë i Zonës C në Bregun Perëndimor do t’i japë një goditje të madhe gjallërimit të negociatave ndërmjet Palestinës dhe Izraelit, progresit të paqes rajonale dhe thelbit të zgjidhjes me dy shtete”, shkroi ai në “Twitter”.

Nickolay E. MLADENOV

@nmladenov

The annexation of some or all of Area C in the , if implemented, would deal a devastating blow to the potential of reviving negotiations, advancing regional , and the essence of the two-state solution. http://tiny.cc/z6d1iz 

Security Council Briefing on the Situation in the Middle East (As Delivered by USG Rosemary DiCarlo)

Mr. President, Members of the Security Council, I brief you today amid heightened regional tensions that threaten to destabilize further an already volatile political and security environment. The…

unsco.unmissions.org

84 people are talking about this

Gjatë fushatës elektorale përpara zgjedhjeve të parakohshme të 17 shtatorit 2019 në Izrael, Kryeministri në detyrë, Benjamin Netanyahu, pati premtuar aneksimin e luginës së Jordanit dhe vendbanimet e jashtëligjshme çifute në Bregun Perëndimor të okupuar.

Netanyahu e përsëriti të njëjtin premtim edhe të martën në hapjen fushatës së re elektorale.

Kurse ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave Izraelite të Mbrojtjes, Benny Ganz, lider i Aleancës Blu e Bardhë fituese të zgjedhjeve të shtatorit 2019, shkroi personalisht në luginën e Jordanit të martën dhe premtoi gjithashtu se do t’ia aneksonte këtë zonë vendit në rast se fitonte zgjedhjet e 2 marsit.

Sipas Marrëveshjes së Oslos më 1995-n ndërmjet Izraelit dhe Palestinës, Bregu Perëndimor, përfshi këtu edhe Jerusalemin Lindor, u nda në Zonat A, B dhe C.

Zona A, e cila përbën 18 për qind të territorit në fjalë, u la nën kontrollin administrativ dhe të sigurisë së Palestinës; Zona B, që përkon me 21 për qind të këtij territori, u la nën kontrollin administrativ të Palestinës dhe të sigurisë së Izraelit; ndërsa Zona C, e cila korrespondon me 61 për qind të territorit, u la nën kontrollin administrativ dhe të sigurisë së Izraelit.

Që atëherë, Izraeli i ndalon palestinezët të kryejnë projekte ndërtimi në disa pjesë të Bregut Perëndimor të caktuara nga marrëveshja në fjalë si Zona C, pavarësisht se kjo zonë është aktualisht shtëpi e rreth 300.000 palestinezëve, shumica e të cilëve janë beduinë dhe barinj që jetojnë kryesisht në tenda, karvanë e shpella.

Burimet lokale theksojnë se vetëm gjatë vitit të kaluar (2019), me justifikimin se janë ndërtuar “pa leje” ose në “Zonën C”, Izraeli ka shembur 521 banesa të palestinezëve në Jerusalemin Lindor dhe Bregun Perëndimor./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne