OKB kritikohet për gjendjen në Jemen

Një delegacion i lartë i OKB, pas dy vite e gjysmë nga agresioni ushtarak i Arabisë Saudite kundër Jemenit, ka shkuar për të vërejtur nga afër gjendjen e përkeqësuar humanitare në këtë vend.

Arabia Saudite, e cila është duke udhëhequr një fushatë ushtarake kundër Jemenit, ka penguar fluturimin e avionëve të Kombeve të Bashkuara për të transportuar ndihma në fqinjin e saj të varfër dhe të goditur nga kriza, ku miliona njerëz janë në nevojë për ndihmë humanitare. Burime të aviacionit, duke folur në kushte anonimiteti, thanë se fluturimi i cili ishe planifikuar të bëhej nga Xhibuti në kryeqytetin Sana është penguar. Numri i rasteve të dyshuara të kolerës në Jemen ka tejkaluar shifrën 300,000 persona mes frikës së një shpërthimi të sëmundjes dhe kërcënimit të urisë në vendin e goditur nga lufta. Burime nga OKB, thonë se epidemia e kolerës “vazhdon të dalë jashtë kontrollit” që kur shpërtheu në muajin prill. “Sot, mbi 300,000 njerëz dyshohet të jenë të sëmurë, më shumë se 1,600 kanë vdekur”, vuri në dukje institucioni me bazë në Gjenevë në një postim në Twitter. Kreu i delegacionit të OKB që ka shkuar në Jemen, tha se rreth 7,000 raste të reja të kolerës u regjistruan në baza ditore në kryeqytetin jemenas Sana dhe në tre zona të tjera. Ndërsa ministria jemenase e shëndetësisë ka njoftuar se numri i të prekurve dhe i viktimave nga sëmundja e kolerës në Jemen ka arritur në377 mijë dhe numri i viktimave nga kjo sëmundje është rritur me 1847 persona. Abdulhakim Al Kehlani, zëdhënës i Ministrisë jemenase të shëndetësisë ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të reagojë urgjentisht në parandalimin e shpërndarjes së shpejtë të kësaj sëmundje në Jemen.

Sipas informacioneve më të fundit, bashkësia ndërkombëtare deri më tani ka dhënë vetëm 25 % të ndihmave të nevojshme në Jemen. Sipas kësaj ministrie rreth 600,000 njerëz në Jemenin e shkatërruar nga lufta mund të jenë të infektohen me kolera deri në dhjetor të këtij viti, një shifër që pothuajse barazon një në çdo 45 vetë në vendin prej 27,5 milionë banorë. Mjekët kanë filluar një hulumtim në terren për të zbuluar burimet e epidemisë së kolerës. Ajo që ata kanë gjetur e forcon idenë se Arabia Saudite ka filluar një luftë biologjike kundër Jemenit. Arabia Saudite ka bombarduar Jemenin që nga marsi i vitit 2015 në një orvatje për të rivendosur në pushtet pasardhësin e Saleh, Abd Rabe Mansur Hadi, një aleat i Rijadit. Kriza e Jemenit filloi pasi Hadi dha dorëheqjen si president dhe refuzoi të negociojë ndarjen e pushtetit me lëvizjen Houthi në Jemen. Për pjesën më të madhe të botës, kolera, një infeksion bakterial i përhapur nga uji i ndotur me fekale, ka ngelur vetëm në librat e historisë. Por lufta ka dëmtuar infrastrukturën e Jemenit dhe ka thelluar varfërinë, duke lejuar që sëmundja të kthehet në shkatërrimin e këtij vendi. Aktualisht, 21 nga 22 provincat e vendit janë goditur nga shpërthimi i kësaj sëmundjeje, që tani kërcënon të kalojë në vendet fqinje. Kolera është një sëmundje e rëndë diarre, e cila mund të jetë fatale nëse nuk trajtohet siç duhet. OKB kritikohet nga shumë aktivistë dhe organizata botërore të të drejtave të njeriut, për mosveprim dhe mosndërhyrje në situatën e rënduar nga kolera në Jemen, sëmundje e shkaktuar nga sulmet e Arabisë Saudite./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne