Përfaqësuesi i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura, tha se ka forca që dëshirojnë të prishin marrëveshjen e nënshkruar nga Turqia, Rusia dhe Irani për krijimin e “zonave jokonfliktuale” në Siri por se që të tre vendet garantuese kanë forcën dhe kapacitetin e nevojshëm për suksesin e marrëveshjes, raporton Anadolu Agency (AA).
Mistura pas mbledhjes së Grupit të punës për qasjen e ndihmave humanitare të kryer në Gjenevë të Zvicrës nga Grupi Mbështetës ndërkombëtar për Sirinë ka mbajtur një konferencë për media.
Duke theksuar se raundi i gjashtë i biesdimeve me temë Sirinë do të mbahet më 16-19 maj Mistura tha se raundi i bisedimeve do të zhvillohet me takime të shkurtëra në mënyrë që pjesëmarrësit të kryejnë përgatitje për muajin e Ramazanit.
Duke iu referuar memorandumit të arritur në takimin e katërt në Astana nga Turqia, Rusia dhe Irani për formimin e “zonave jokonfliktuale” Mistura ka tërhequr vëmendjen se mund të ketë forca që dëshirojnë të prishin këtë proces.
“Tre vendet garantuese kanë forcën dhe kapacitetin e nevojshëm që të jetë e suksesshme marrëveshja e nënshkruar në lidhje me krijimin e ‘zonave jokonfliktuale‘ në Siri”, tha përfaqësuesi i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura.
Ndër të tjera duke vënë në dukje se do të përshpejtojnë dërgimin e ndihmave humanitare në rajonet e sigurta që do të formohen në kuadër të marrëveshjes Mistura ka njoftuar se këto rajone nuk duhet të përdoren për nisjen e operacioneve të reja ushtarake.
Ndërsa Jan Egeland, këshilltari special i Mistura-s pasi ka bërë të ditur se në 13 rajone nën rrethim jetojnë 625 mijë civilë ai ka thënë se “80 përqind e rajoneve nën rrethim janë të rrethuar nga regjimi i Asadit dhe aleatët e tij”.