Oktay: Turqia hedh poshtë vendimin e Senatit Amerikan

Vazhdojnë të vijë reagimet ndaj vendimit të Senatit Amerikan për të njohur ngjarjet armene të vitit 1915 si gjenocid.

Zëvendëspresidenti Fuat Oktay bëri të ditur se Senati Amerikan me anë të projektrezolutës në lidhje me të ashtuquajturin “gjenocidin armen” po bën përpjekje për të rishkruar historinë me gënjeshtra.

Në një deklaratë të bërë në llogarinë e tij në Twitter, Oktay tha se “Dëshmitarët e vërtetë të historisë nuk janë vendimet e senatit ose parlamentit, por arkivat e historisë”.

Duke thënë se ata i tregojnë arkivat atyre që përpiqen të tërheqin çështjet historike në fushën politike, Oktay tha: “Të gjitha arkivat tona janë të hapura për shkencëtarë dhe historianë. Ne e dënojmë dhe hedhim poshtë këtë vendim të Senatit Amerikan”.

Edhe ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar në lidhje me këtë çështje tha se është jashtëzakonisht e pabazuar për politikanët të marrin vendime ose të bëjnë pretendime për këtë çështje historike.

“Shikoni arkivat, të gjithë do të shohin se ky komb historik i papërlyer nuk ka asnjë lidhje me një gjë të tillë”, bëri të ditur Akar.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne