Oligarku i Milot-Balldren/ Veliaj i jep 552 milionë lekë, për “ndërtimin” e shkollës “Servete Maçi”; shkolla u inaugurua më 16 shtator

Dhjetë ditë para se të niste viti mësimor 2019-2020, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, nisi publikimin e bujshëm në media e rrjete sociale, të lajmit dhe video-fotove, që tregonin përfundimin e ndërtimit nga themeli, të godinës së Shkollës 9-vjeçare “Servete Maçi” në Tiranë.

Në datën 16 shtator 2019, këtë shkollë e inauguroi “dora vetë”, kryeministri Edi Rama, i cili mbajti edhe një fjalim sa 2 orë mësimi, para prindër-militantëve të përzgjedhur nga kryebashkiaku me listë; para mësuesve të vënë në rresht nga ministrja Besa Shahini dhe para zyrtarëve rë Bashkisë e qeverisë, që duartrokisnin kryeministrin.

Referuar video-kronikës inaguruese “Veliaj-Fuga”; në fund të fjalimit të tij, kryeministri Rama, tha: – “Shkolla Servete Maçi, u ndërtua nga themeli brenda një kohe rekord dhe është e përfunduar plotësisht si ndërtim e kompletim modern; sot në ditën parë e keni gati për mësim me standarde si në vendet e BE. Ta gëzoni dhe na falni, se unë e lali Eri, do vazhdojmë të ndërtojmë shkolla të tjera”.

Mirëpo, në datën 7 tetor 2019; ose 40 ditë pasi ka përfunduar ndërtimi dhe 20 ditë pasi është bërë inaugurimi i shkollës “Servete Maçi”; kryebashkiaku Erion Veliaj, njofton se ka kryer një tender tjetër, me vlerë 522 milionë lekë të vjetra, si “shtesë fondi emergjence” për ndërtimin e kësaj shkolle.

Tenderin “thelë mbi bisht” me vlerë 522 milionë lekë, të akorduar pasi shkolla është ndërtuar komplet; kryebashkiaku Erjon Veliaj ia ka dhuruar kompanisë “A.K.N.-shpk”, me pronar ish-deputetin e PS, Ndue Kolën, oligarku kryeministror i rrugës “Milot-Balldren”, që bashkë me Ramën dhe Sandrin e TV Klan grabitën 260 milionë euro taksa.

Këtë “marifet” të kryebashkiakut Erion Veliaj; mund ta sqarojë vetëm Ara Marku, nëse e lejon shefi Edi Rama; por edhe ka detyrë ligjore, ta zbardh këtë vjedhje me vlerë mbi gysëm miliardë lekë.

Sepse e ka shtuar fiktivisht dhe ia ka dhënë “dhuratë”, oligarkut Ndue Kola, mbi vlerën e projektit përfundimtar 2 miliardë, 734 milionë e 539 mijë lekë të vjetra me TVSH; që iu dha sipas Kontratës Nr. 27634/9 Prot., datë 22.09.2017, për ndërtimin e kësaj shkolle, bashkë me kompaninë “Ed Konstruksion”.

Por, sipas dokumentit zyrtar; shtesën fiktive (thesin) 522 milionë lekë, po e merr vetëm oligarku Ndue Kola (Sandri TV Klan), i rrugës “Milot-Balldren”, natyrisht, me urdhër të kryeministrit Rama. /Pamfleti

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne