Operacion kundër strukturimit të FETO-s në Turqi, 147 të arrestuar

Në disa qytete të Turqisë u zhvilluan operacione kundër strukturimit të organizatës terroriste FETO, ku u arrestuan 147 persona.

Në operacionin kundër strukturimit të FETO-s në Komandën ajrore dhe rojën bregdetare të zhvilluar me qendër qytetin Izmir dhe të shtrirë në 25 qytete u arrestuan 89 të dyshuar.

Po ashtu në operacionin e kryer nga ekipet e antiterrorizmit të drejtorisë së policisë në qytetin Kütahya nga 21 të dyshuar u arrestuan 11 të dyshuar, ndërsa 10 të tjerët u liruan me kushtin e kontrollit gjyqësor.

Forcat e sigurisë kundër organizatës FETO zhvilluan një operacion tjetër me qendër Stambollin të shtrirë në 15 qytete, ku arrestuan 32 të dyshuar.

Në kuadrin e një hetimi kundër strukturimit të “fshehtë” të organizatës terroriste FETO në komandën e forcave ajrore nga 25 të dyshuar u arrestuan 15 persona.

Arrestimet u kryen si rezultat i punimeve të kryera nga prokuroria e cila ka përcaktuar se ka prova që këta të dyshuar vazhdojnë anëtarësimin dhe se kanë kryer kontakte nëpërmjet telefonave fiks dhe publik me organizatën terroriste FETO.

Në mesin e të arrestuarve ndodhen ushtarakë të larguar nga detyra dhe ushtarakë me detyrë aktive në komandën e rojës bregdetare dhe në komandën e forcave ajrore përfshirë kolonelë, nënkolonelë, oficerë dhe pilotë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne