Operacioni psikologjik është i rëndësishëm po aq sa edhe lufta e armatosur kundër terrorizmit

Operacioni psikologjik që duhet të kryhet në luftën kundër terrorizmit është po aq i rëndësishëm sa edhe operacioni i armatosur.

Sipas raportit përfundimtar të Seminarit Rajonal të Anadollit Juglindor të mbajtur në Batman mes datave 16-17 nëntor me temë “Rëndësia e konceptit të martirizmit në luftën kundër terrorizmit”, bëhet e ditur se pa projekte dhe aktivitete që synojnë fitimin e njerëzve që simpatizojnë organizatën terroriste ose i mbështesin ata për shkak të presionit të organizatës, që do të zhvillohen krahas neutralizimit të terroristëve, nuk mund të zhvillohet një luftë efektive kundër terrorizmit.

Në këtë raport thuhet se brendësitë e koncepteve të të drejtave, drejtësisë, lirisë, barazisë, paqes dhe më e rëndësishmja e besimit në veçanti, janë zbrazur nga organizata terroriste dhe përkrahësit e saj dhe janë bërë të pakuptimta dhe kështu pothuajse u shkatërrua plotësisht fuqia bashkuese dhe pajtuese e këtyre koncepteve mbi individët dhe shoqërinë.

Gjithashtu bëhet e ditur se koncepti i martirizimit është një nga konceptet që nuk mund të boshatiset dhe nuk e humb rëndësinë e tij dhe fuqinë bashkuese nëpër epoka, ndërsa thuhet se është e mundur që shoqëria të ribashkohet rreth konceptit të “martirizmit” dhe të rifitohen njerëzit, të cilët simpatizojnë ose mbështesin organizatën terroriste.

Në mes tjerash theksohet se metoda më efektive për të luftuar terrorizmin është që të afërmit e dëshmorëve, që sakrifikuan të dashurit e tyre për terrorin, të bëhen më të dukshëm në shoqëri.

Njerëzit, të cilët mbështesin të afërmit e dëshmorëve për zhvillimin e tyre material dhe moral, do të fillojnë të urrejnë organizatën terroriste dhe për këtë arsye duhet të organizohen kurset e zhvillimit profesional për njerëz nga e gjithë shoqëria, veçanërisht për studentët, të shfaqen filmat për të mbështetur zhvillimin e tyre kombëtar dhe shpirtëror dhe të themelohet “Kampusi i Arsimit dhe Jetesës”, që do të mundësoi festimin e ditëve të veçanta.

Në mes tjerash në raport bëhet e ditur se duke shkuar në shtëpitë e banorëve të rajonit dhe duke biseduar me ta duhet hyrë në zemrat e tyre dhe se ata mund të rifitohen duke treguar fytyrën e vërtetë të organizatës terroriste, ndërsa thuhet se në këtë proces duhet të përfshihen në mënyrë aktive edhe të afërmit e dëshmorëve dhe veteranët e luftës kundër terrorit.

Në raport u përmend edhe rëndësia e organizimit në shkolla të konferencave të unitetit dhe të solidaritetit kombëtar mbi rëndësinë e martirizmit dhe të qenit veteranë me pjesëmarrje të të afërmve të dëshmorëve dhe veteranëve, ku fëmijëve do t’ju tregohet fytyra e vërtetë e terrorizmit, ndërsa është e rëndësishme edhe organizimi i konkurseve të poezisë, vjershave dhe tregimeve të shkurtra./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne