Shqiperia

Opozita braktis parlamentin, PS nuk ka votat për ligjin e magjistraturës

Duke i mbetur qëndrimit se votimi i ligjit për teatrin ishte i parregullt, opozita braktisi seancën parlamentare duke lënë pezull edhe këtë radhë ligjin për shkollën e magjistraturës.

Duke qenë se nuk i ka votat për ta kaluar këtë ligj, shumica e shtyu për seancën tjetër, pasi siç tha Taulant Balla, “është në një proces dialogu me një pjesë të opozitës”.

Më herët, Balla ka thënë se është në negociata me LSI për ligjin në fjalë, por kjo është përgënjeshtruar nga kryetarja e kësaj force politike, Monika Kryemadhi.

OPINIONE