Opsionet ushtarake të Rusisë për t’i ulur kokën Amerikës

Russia Today në një raport ka paraqitur kapacitetet e sofistikuara mbrojtëse të Rusisë në përballje me sulmin e mundshëm të Amerikës kundër territorit të Sirisë.

Russia Today në një artikull të saj ka shkruar: “Aktualisht Rusia është duke shqyrtuar pasojat e sulmit të mundshëm të Uashingtonit kundër Sirisë, prandaj shtrohet kjo pyetje se deri në çfarë niveli janë aftësitë dhe kapacitetet e Rusisë për tu përballur me këtë sulm?” Pas publikimit të pretendimeve për përdorimin e armëve kimike në qytetin Duma në Ghuta Lindore të Sirisë, pretendime të cilat paraqiten saktësisht një vit pas sulmit të parë raketor të Amerikës në Siri, Uashingtoni ka kërcënuar qeverinë e Sirisë për përdorimin e opsionit ushtarak.

Siç duket Donald Trump, presidenti i Amerikës, në prill të vitit 2017, u mjaftua vetëm me një sulm raketor simbolik kundër një baze ushtarake ajrore të Sirisë duke hedhur disa raketa. Mirëpo rrethanat aktual janë bërë shumë më të ndjeshme dhe situata ka shkuar deri në atë masë saqë Rusia ka kërcënuar se në rast të sulmit të Amerikës kundër territorit të Sirisë, në mënyrë të drejtpërdrejtë do të reagojë ndaj këtij sulmi. Rusia posedon shumë aftësi dhe kapacitete të mëdha për tu përballur me një sulm të tillë.

Forcat e Rusisë kanë dy baza kryesore në Siri që një prej tyre është në bazën ajrore Hamimim në afërsi të qytetit Latakia dhe tjetra është në një bazë detare në qytetin Tortus të Sirisë. Hapësira qiellore e të dy këtyre rajoneve mbrohet nga sisteme të sofistikuara të mbrojtjes ajrore si sistemi raketore S-400 dhe S-300. Të dy këto sisteme raketore në varësi të llojit të raketave të tyre, mbulojnë një distancë deri në 400 km dhe konsiderohen ndër sistemet më të mira kundër raketore në botë me rreze të larta veprimi.

Përveç këtyre sistemeve anti-raketore, hapësirën qiellore të këtyre rajoneve e mbulojnë edhe sistemeve të tjera si sistemi raketor me rreze të mesme veprimi “Buk” dhe sistemi raketor “Pantsir-S1”. Në këtë mënyrë, këto sisteme raketore krijojnë disa palë mbrojtëse dhe rajonet strategjike i mbrojnë nga çfarëdo lloj rreziku si nga dronët e vegjël të armatosur, nga avionët të cilët fluturojnë në lartësi të ulët si dhe nga rreziku i raketave balistike taktike.

Është pretenduar se dobësia e sistemeve raketore mbrojtëse me rreze të larta veprimi të Rusisë, është identifikimi i objektivave të cilët kanë nevojë për mbulim me sisteme të radarit në një nivel më të lartë. Megjithëkëtë, nuk duket se kjo çështje të jetë problematike në Siri, për arsye se Rusia për ta mbrojtur hapësirën qiellore të Sirisë ka instaluar sistemin e radarit A-50 i cili konsiderohet homolog i sistemit të radarit Avax. Gjithashtu, sistemet mbrojtëse të Rusisë aktualisht janë koordinuar me sistemet e radarëve më të vjetër të periudhës së ish-Bashkimit Sovjetik të cilët po shfrytëzohen nga forcat siriane.

Në rast të ndodhjes së një skenari të sulmit raketor të kufizuar kundër Sirisë, ushtria e Rusisë mund të veprojë sipas kërcënimit të saj dhe të kryejë veprime kundër vendit nga janë hedhur raketat (do të thotë destrojerëve amerikan dhe gjithashtu edhe kundër nëndetëseve të dislokuara në Detin Mesdhe). Sulmi kundër forcave amerikane në këtë rast me shkatërrime dhe dëme më të mëdha, mund të ashpërsojnë konfliktin, mirëpo ekziston mundësia që ushtria e Rusisë mund të shfrytëzojë reagime më të kufizuara si dërgimin e mjeteve luftarake elektronike për të krijuara pengesa në sistemet për identifikimin e objektivave, pozitave gjeografike dhe gjithashtu edhe sistemet mbrojtëse për dobësimin e efikasitetit të anijeve luftarakë të Amerikës. Pavarësisht se nuk mund të parashikohet se kjo qasje deri në çfarë mase do të shkaktojë dëme ndaj forcave amerikane, por një gjë është e qartë se skenari i sulmit të Amerikës do të jetë shumë larg nga objektivat e preferuara në Siri./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne