Orban: Me Operacionin “Burimi i Paqes” në rajon u vendos paqja

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban deklaroi se me anë të Operacionit “Burimi i Paqes” të ndërmarrë për të shkatërruar korridorin terrorist për formimin e të cilit bëheshin përpjekje në kufirin jugor të Turqisë, në rajon u vendos paqja dhe qetësia dhe u formua zona e sigurt.

Kryeministri Orban në fjalimin javor të bërë në radion “Kossuth”, që është radio shtetërore e Hungarisë bëri deklarata të rëndësishme në lidhje me Operacionin “Burimi i Paqes”.

Duke vënë në dukje se në Turqi jetojnë mbi 3 milionë refugjatë sirianë dhe se kthimi i tyre në Siri është në interes të Hungarisë, Kryeministri Orban tha: “Refugjatët mund të shkojnë në Siri ose Evropë. Që refugjatët të shkonin në shtëpitë e tyre në Siri, rajoni duhej të stabilizohej ushtarakisht. E kuptoj që kjo është arritur dhe është krijuar një zonë e sigurt”.

Orban tha se nëse sirianët nisen për në Evropë, ata do të arrijnë ose në Hungari ose Kroaci përmes Greqisë dhe Ballkanit, por ata nuk duan që kjo të ndodhë dhe i bëri thirrje Bashkimit Evropian për ndihmë financiare për rindërtimin e qyteteve nga ana e Turqisë në zonë e sigurt.

Autoritetet hungareze kanë bërë mesazhe mbështetjeje për Operacionin “Burimi i Paqes”.

Tamas Vargha, Sekretari i Shtetit i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Hungareze, tha se Operacioni “Burimi i Paqes” kishte në shënjestër organizatën terroriste, ndërsa tha se “Ndërhyrja nuk është kundër popullit kurd. Operacioni ka në shënjestër organizatën terroriste YPG/PKK, e cila ka organizuar akte terroriste kundër turqve dhe kurdëve që nga viti 1984. Kuptohet që Turqia duhet të mbrojë popullin e saj”.

Edhe ministri i Shtetit në Hungari, Gergely Gulyás ka thënë që ”Në qoftë se Turqia dëshiron të dërgojë përsëri në vendin e tyre prej 4 milion refugjatëve të strehuar në territoret e saj, atëherë kjo iniciativë duhet të mbështetet”.

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Hungarisë Peter Szijjarto deklaroi se vendi i tij ka parandaluar për një kohë të gjatë deklaratën e përbashkët të BE-së në lidhje me Operacionin “Burimi i Paqes”, ndërsa tha se “Në Turqi ka rreth 4 milionë refugjatë sirianë dhe ajo përpiqet t’i kthej ata në shtëpitë e tyre”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne