Organizata e Mjekëve pa Kufi: Armët e reja sioniste po shkatërrojnë kockat e palestinezëve

Organizata e Mjekëve pa Kufi ka deklaruar se armët e reja të forcave ushtarake të Izraelit po shkatërrojnë kockat e protestuesve palestinez në Rripin e Gazës dhe po i shndërrojnë ato në pluhur dhe ne kemi marrë nën përkujdesje shumë pacientë të cilëve u janë shkatërruar eshtrat.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Organizata e Mjekëve pa Kufi ka lëshuar një deklaratë në të cilën ka thënë se ekipi i mjekëve në Rripin e Gazës janë përballur me një numër të madh të palestinezëve të plagosur në Rripin e Gazës të cilët janë qëlluar me armë izraelite dhe kockat e tyre janë shndërruar në pluhur. Organizata e Mjekëve pa Kufi gjithashtu dje në konferencën për të shqyrtuar situatën humanitare dhe mjekësore në Gaza që u zhvillua në Bejrut, ka transmetuar edhe një film me titull “Shndërrimi i kockave në pluhur” duke paraqitur shembuj nga të plagosurit palestinezë në Rripin e Gazës./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne