Organizata terroriste YPG/PKK përdori shkollën në Ras Al-Ayn si bazë

Është zbuluar se organizata terroriste YPG/PKK kishte shndërruar në bazë të saj një shkollë në rajonin Ras Al-Ayn në lindje të Eufratit në Siri.

Në pamjet e filmuara nga AA janë vërejtur se nëpër muret e klasave në shkollë janë të afishuara posterët e kreut të organizatës terroriste Abdullah Öcalan dhe anëtarëve të tjerë të saj.

Po ashtu kanë tërhequr vëmendjen materiale të shumta ushtarake si veshje kamuflazhe, kaska dhe mburoja të cilat ndodheshin brenda shkollës në Ras Al-Ayn i cili u çlirua nëpërmjet operacionit “Burimi i Paqes”.

Terroristët ishin pozicionuar edhe në vendet e adhurimit

YPG/PKK-ja në operacionin “Burimi i Paqes” krahas shtëpive të civilëve ishte pozicionuar edhe në vendet e adhurimit nga ku ajo kryente sulme drejt territoreve të Turqisë.

Në vendbanimet e çliruara u gjetën pajisje të mortajave të cilat ishin vendosur në muret e shtëpive dhe kishave.

Është vërejtur se terroristët kanë përdorur si baza kishat armene dhe asiriane të cilat i kanë ndotur duke varur brenda tyre flamuj dhe figura të organizatës.

Gjithashtu organizata terroriste kishte pozicionuar edhe snajperë nëpër minaret e xhamive.

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Ushtria Kombëtare Siriane (SNA) gjatë operacionit, për shkak të ndjeshmërisë ndaj civilëve, shtëpive dhe vendeve të adhurimit nuk dha kundërpërgjigje pavarësisht sulmeve të kryera nga këto pika./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne