Bota

Organizata terroriste YPG/PKK sulmon civilët në periferi të Tel-Abyad

Si pasojë e shpërthimit të një motoçiklete me bombë në një treg në zonën rurale të nënprefekturës Tel-Abyad në kufirin e Sirisë me Turqisë u plagosën 5 civilë, 3 prej të cilëve ishin fëmijë.

Në një treg në fshatin Ayn-Arus, që ndodhet në zonën rurale në jug të Tel-Abyadit, që është pastruar nga organizata terroriste YPG/PKK, u shpërthye një motoçikletë, në të cilën ishte vendosur eksploziv.

Në shpërthim u plagosën 5 civilë, 3 prej të cilëve ishin fëmijë. Ata u dërguan në pikën më të afërt shëndetësore nga ana e njësive mjekësore që varen nga Ushtria Kombëtare Siriane.

Për shkak të shpërthimit u dëmtuan edhe dyqanet dhe automjetet që ndodheshin afër.

Njësitë e Ushtrisë Kombëtare Siriane që mbërritën në rajon qëndrojnë mbi mundësinë që sulmi të jetë organizuar nga organizata terroriste YPG/PKK.

Organizata terroriste YPG/PKK, pavarësisht marrëveshjes së arritur ndërmjet Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 17 tetor për tu tërhequr nga rajoni i operacionit “Burimi i Paqes”, vazhdon sulmet në nënprefekturat Tel-Abyad dhe Rasulayn dhe rrethinat e tyre./Trt

OPINIONE

INTERVISTA