Pakistan, marshim solidariteti për Palestinën

Dhjetëra mijëra persona u mblodhën Pakistan për të marshuar në mbështetje të Palestinës. Pjesëmarrësit në marshimin e organizuar nga Partia Tehreek-e Labbaik (TLP) e Pakistanit, u mblodhën në rajonin Faizabad në Rawalpindi.

Protestuesit marshuan nga Faizabad deri në hyrjen e “zonës së kuqe” në Islamabad në të cilën ndodhen përfaqësitë diplomatike, parlamenti dhe ministritë.

Dhjetëra mijëra persona me flamuj palestinezë në duar, theksuan mbështetjen e tyre për Palestinën dhe reaguan ndaj sulmeve të Izraelit kundër Gazës. Për shkak të marshimit në Islamabad u mobilizuan 3 mijë forca policore, ndërsa në pika të ndryshme të kryeqytetit u vendosën kontejnerë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne