Pakistani dënon kufizimet e lirisë fetare në Kashmir

Pakistani ka dënuar kufizimin e lirisë fetare të muslimanëve nga qeveria indiane në Kashmirin e administruar nga India.

Në një deklaratë të hënën, Ministria e Jashtme e Pakistanit akuzoi se India ka kufizuar lirinë fetare të miliona muslimanëve të Kashmirit në një festival të rëndësishëm të Bajramit.

“Pakistani dënon vazhdimin e mbylljes brutale të Indisë në Xhammu dhe Kashmirin e okupuar dhe zvogëlimin e rezultuar të lirisë fetare të miliona kashmirëve në festivalin e rëndësishëm të Bajramit”, tha Mohammad Faisal, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme.

Ai shtoi se kufizimet e kësaj lirie themelore fetare të miliona muslimanëve të Kashmirit përbëjnë një shkelje serioze të ligjit ndërkombëtar të të drejtave të njeriut në të cilit India është palë.

Muslimanët në Pakistan dhe Kashmir dje festuan Bajram.

Pakistani akuzoi Indinë se Lugina e Kashmirit është shndërruar në një burg masiv ushtarak nga New Delhi, si dhe ndaluan popullin e Kashmirit të bëjnë lutjet tradicionale në xhaminë Jama në Srinagar.

“Bllokada e plotë e komunikimeve (fikse dhe telefonave celularë) dhe shërbimet e internetit për më shumë se një javë, gjithashtu privoi banorët e Kashmirit që të kontaktonin familjet dhe të dashurit e tyre në këtë festë”, u ankua Faisal.

Këto masa janë “dënime kolektive” në shkallën industriale dhe shkelin të gjitha parimet e të drejtave të njeriut dhe ligjit humanitar, shtoi ai.

Pakistani i kërkoi komunitetit ndërkombëtar, përfshirë Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe organeve të tjera përkatëse që ta bëjnë Indinë të përgjigjet për këto krime të qëllimshme kundër fesë, shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe mungesë respekti për dinjitetin njerëzor.

Sidoqoftë, autoritetet indiane theksuan se lutjet e Bajramit u mbajtën paqësisht në të gjitha pjesët e Xhammu dhe Kashmir dhe policia lehtësoi lëvizjen e njerëzve.

Tensionet midis Islamabadit dhe New Delhit, janë përshkallëzuar më tej pas masës së Indisë për të revokuar statusin e veçantë të Xhammu dhe Kashmir, gjë që i lejonte qytetarët e Kashmirit të miratojnë ligjet e tyre dhe i kanë penguar të jashtmit që të vendosen dhe të zotërojnë tokë në këtë territor.

Drejtuesit dhe qytetarët e Kashmirit kanë frikë se ky hap është një përpjekje e qeverisë indiane për të ndryshuar demografinë e shtetit me shumicë muslimane, ku disa grupe kanë luftuar kundër sundimit Indian për pavarësi, ose për bashkim me Pakistanin fqinj./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne