Pakistani shpreh solidaritet me Libanin pas shpërthimit

Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, sot shprehu pikëllimin për humbjen e mbi 100 jetëve në shpërthimin masiv që tronditi kryeqytetin libanez Bejrut.

“Me dhimbje të thellë dëgjuam për shpërthimet masive në Bejrut duke humbur njerëz të çmuar dhe mijëra të plagosur”, tha kryeministri Khan në Twitter.

“Ne qëndrojmë të solidarizuar me vëllezërit tanë libanezë në orën e tyre të vështirë, duke ndarë dhimbjen dhe pikëllimin e tyre”, shtoi ai.

Të martën, zjarri në një depo që përmbante lëndë shpërthyese në Portin e Bejrutit çoi në shpërthimin masiv, i cili shembi një ndërtesë trekatëshe dhe u dëgjua në të gjithë qytetin dhe periferitë e tij.

Të paktën 100 njerëz humbën jetën dhe më shumë se 4.000 të tjerë u plagosën gjatë shpërthimit, tha ministri libanez i Shëndetësisë, Hamad Hassan./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne