Një paketë e dyshimtë e cila rezultoi se kishte brenda pleh organik kali shkaktoi një alarm për bombë pranë shtëpisë së sekretarit amerikan të thesarit Steven Mnuchin në Los Anxheles.
Pakoja e mbushur me pleh u gjet në orën 19:40 pranë shtëpisë së Mnuchin në Bel-Air, tha policia.
Policia e pastroi paketën një orë më vonë dhe Shërbimi Sekret po heton për ngjarjen, tha CBS.
Fqinjët për mediat lokale ndërkohë u shprehën të revoltuar për incidentin.
“Ne kemi blerë 50 milionë dollarë shtëpinë dhe nuk mund të lëvizim, nuk mund të dalim”, tha bashkëshorti i aktores së ndjerë Zsa Zsa Gabor, Frederic von Anhalt, i cili ishte i bllokuar për dy orë.
“Kjo është e keqe, ata duhet të gjejnë një mënyrë tjetër” shtoi ai.