Rajoni

Pala greke bllokon qarkullimin në Kakavijë

Të gjithë ata emigrantë të cilët kishin planifikuar udhëtimin drejt Shqipërisë gjatë ditës së sotme nuk do mund të kalojnë dot kufirin në doganën e Kakavijës. Kështu ka bërë të ditur pala greke me një njoftim zyrtar. Sipas këtij lajmërimi, thuhet se prej orës 3:00 të mëngjesit dhe deri në orën 12 të mesditës, asnjë automjet nuk do të mundet të kalojë, për arsye teknike.

Njoftimi zyrtar

“Sot, më 12 qershor, nga ora 3:00 e mëngjesit deri në orën 12:00 në mesditë, do të mbyllet kufiri shqiptar në Kakavijë. Lëvizja civile ndalohet tërësisht, me makinë ose me autobuz. Arsyeja e mbylljes së kufiri është përmirësimi i planifikuar nga pala greke, i sistemit të hyrjeve –daljeve kufiare.

OPINIONE