Palankoyev: Marrëdhëniet ruso-turke përparojnë drejt integrimit

Presidenti i Këshillit të Biznesit Rusi-Turqi, Senatori Ahmet Palankoyev tha se marrëdhëniet midis Turqisë dhe Rusisë po përparojnë drejt integrimit.

Në kuadër të Panairit Ndërkombëtar të İzmirit u zhvillua Forumi i Biznesit Rusi-Turqi me pjesëmarrjen e një delegacioni të madh në numër dhe në nivel të lartë nga Rusia.

“Unë mendoj se Panairi Ndërkombëtar i Izmirit dhe Forumi i Biznesit Rusi-Turqi do të kenë një efekt shumë pozitiv në procesin e ardhshëm. Rezultati i këtij panairi do të jetë i madh dhe pozitiv. Panairi Ndërkombëtar i İzmir ka një histori të gjatë dhe të shkëlqyer. Sot shikojmë se marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike ndërmjet vendeve tona po përparojnë drejt integrimit. Në këtë panair delegacioni rus është i përfaqësuar në nivelin më të lartë. Mendoj se ne mund të nënshkruajmë një projekt të ri që do të përmirësojë e zhvillojë më tej marrëdhëniet tona”, u shpreh Palankoyev, i cili mori pjesë në aktivitetet e organizuara në panairin e Izmirit.

Palankoyev tha se mbledhjet e ardhshme të Këshillit të biznesit Rusi-Turqi do të mbahen në Rusi.

“Këtë vit do të kemi takime të përbashkëta të Këshillave të Biznesit të të dy vendeve në Voronezh më 21 shtator dhe në Tataristan në muajin tetor. Ne kemi vendosur ti zhvillojmë aktivitetet e ardhshme në rajonet e Rusisë në mënyrë që të jemi më pranë fushave të biznesit. Tataristani tradicionalisht aktivitete dhe panaire të tilla i organizon shumë mirë dhe në nivel të lartë, prandaj mendoj se edhe Forumi në Voronezh, edhe ai në Kazan do të jenë në një nivel shumë të lartë dhe pozitivë”, u shpreh senatori rus, Ahmet Palankoyev./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne