Bota

Palestina: Amerika është rrezik për të gjithë botën

Duke thënë se Amerika është rrezik për të gjithë njerëzimin, ministri i jashtëm palestinez Rijad el-Maliki shtoi se ky vend ka shkelur të drejtat dhe ligjet palestineze dhe ka bërë armiqësi.

Ministri i jashtëm palestinez, Rijad el-Maliki tha se heqja e fjalës ‘territoret e pushtuara’ në raportin vjetor të Ministrisë së Jashtme së SHBA-së dhe përdorimi në vend të saj i fjalës Ana Perëndimore e Lumit Jordan dhe Rripi i Gazës, nuk e ka ndryshuar të vërtetën e tokave palestineze.

Në raportin vjetor të publikuar të shtunën lidhur me gjendjen e të drejtave të njeriut në vende të ndryshme, Ministria e Jashtme e SHBA-së e largoi shprehjen ‘territoret e pushtuara’ dhe në vend të saj përdori shprehjet Ana Perëndimore e Lumit Jordan, Rripi i Gazës dhe Lartësitë e Golanit.

Duke e kritikuar raportin në fjalë, ministri i jashtëm palestinez, Rijad el-Maliki tha se me këtë raport, Amerika tregoi qartë se është në anën e regjimit terrorist dhe kjo gjë shkaktoi lëkundjen e reputacionit të Amerikës në botë.

Maliki u shpreh se zyrtarët palestinezë do të reagojnë ndaj kësaj tentative të Amerikës dhe shtoi se në të ardhmën e afërt, të gjithë do të habiten nga kjo situatë.

Burimi : Rast Haber/ ML