Palestina konfirmoi edhe 5 raste me koronavirus

Autoritetet palestineze sot konfirmuan edhe pesë raste të koronavirusit në Bregun Perëndimor të okupuar.

“Ministria e Shëndetësisë ka raportuar rritje të numrit të personave të infektuar me koronavirus në 25, pasi katër raste janë regjistruar në Betlehem (jug), dhe një në Tulkarm (në veri)”, tha zëdhënësi i qeverisë Ibrahim Melhem në një deklaratë.

Javën e kaluar, Ministria palestineze e Shëndetësisë shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Bethlehem dhe Jericho të Bregut Perëndimor lidhur me rastet e dyshuara të koronavirusit.

Ministria tha se një hotel në Betlehem është karantinuar për shkak të numrit të rasteve të dyshuara.

Ministri palestinez i Shëndetësisë, Mai Al-Kaileh tha të enjten se është vendosur të aktivizohet plani i urgjencës në Betlehem dhe Jeriko. Në përputhje me rrethanat, të gjitha institucionet arsimore dhe qendrat e trajnimit në Guvernatorinë e Betlehemit janë mbyllur për 14 ditë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) sëmundja është përhapur në mbi 90 vende.

Numri global i vdekjeve tani është mbi 3.800 me më shumë se 110,000 raste të konfirmuara, shumica janë në Kinë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne