Palestinezët kundër fushatave për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin

Fraksionet palestineze sot u bënë thirrje shoqërive arabe që të luftojnë fushatat që synojnë normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin.

“Ata që bëjnë fushatë për normalizim janë një pjesë e vogël të cilët nuk përfaqësojnë kombin arab. Ata janë të lidhur me palët ndërkombëtare si SHBA-të”, tha Hani al-Thawabta i Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës (PFLP).

Ai transmetimin e shfaqjeve televizive që promovojnë normalizimin me Izraelin nga një kanal arab e përshkroi si një “krim kundër mendjes arabe”.

Udhëheqësi i PFLP ishte duke iu referuar serive TV Exit 7 dhe Umm Haroun, të cilat po transmetohen nga Qendra e Transmetimit të Lindjes së Mesme me qendër në Dubai (MBC), të cilat kanë tërhequr zhurmë nga palestinezët.

“Përgjegjësia etike, kombëtare dhe humanitare kërkon që të gjithë njerëzit e lirë dhe të nderuar të refuzojnë të gjitha format e normalizimit”, tha Hani al-Thawabta.

Për dallim nga Jordania dhe Egjipti, të cilat nënshkruan traktate paqeje me Izraelin (në vitet 1979 dhe 1994), shtetet e tjera arabe mohojnë zyrtarisht të kenë lidhje me Izraelin, që për dekada është duke pushtuar në mënyrë të paligjshme territoret palestineze./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne