Bota

Pallati Dollmabahçe në Stamboll

Nga Safer Muminović

Pallati madhështor i Dollmabahçesë ishte qendra e Perandorisë Osmane nga mesi i shek. XIX-të gjer në vitin 1924 kur u zhduk nga skena e historisë. Pallati sot është një nga muzetë më atraktive dhe më të vizituara të Stambollit. Ndërtimin e saj e ka urdhëruar sulltan Abdylmexhidi i I-rë me qëllim të tregojë rikthimin e politikës osmane dhe përafrimin e saj Evropës. Sipas modelit të Louvresë parisiene dhe pallatit të Bekingemit të Londrës pallatin e kanë projektuat arkitektët armen nga familja e njohur Baljan e cila e përbënte elitën arkitekte e të shtetit Osman. Pas shumë shekuj, selia e sulltanit dhe shtetit nuk ishte më Pallati oriental Topkapi por pallati evropian me stolisje dhe luksozitet. Pallati Dollmabahçe ka sipërfaqen prej 45.000m2 (11,1 hektar) i cili përfshinte 285 dhoma, 46 salla, 6 hamame dhe 68 toalete. Me qëllim të krijimit të stilit të ri, elementet barokiene, eklektike, rokoko dhe neoklasicizmit janë lidhur me arkitekturën tradicionale osmane. Format e jashtme dhe dekori i pallatit shprehnin gjithnjë e më shumë ndikimin e madh të stileve dhe standardeve evropiane në kulturën dhe artin osman gjatë periudhës së Tanzimatit. Nga ana tjetër, pallati nga aspekti funksional ka ruajt elementet tradicionale të jetës së pallatit osman, sikurse edhe karakteristikat tradicionale të shtëpive osmane. Hapësira për prezantimin publik apo selamllëk në anën jugore ishte rreptësisht e ndarë nga haremi në anën veriore i cili ka shërbyer si hapësirën private për sulltanin dhe familjen e tij. Dy hapësirat funksionale janë të ndara me sallën e madhe solemne me hapësirë prej 22.000 m2 dhe kupolë të lartë 36m. Ndërtimi i pallatit të Dollmabahçesë ka kushtuar pesë miliona lira të arit, apo 35 tonelatë ar, që është ekuivalent me 1,5 miliard dollar amerikan të sotshëm. Kjo shumë përafërsisht i përgjigjej ¼ të ardhurave të gjithëmbarshme të tatimit të shtetit Osman. Ndërtimi ishte financuar ashtu që valuta osmane është zhvleftësuar me shtypjen e letrës para dhe kredi të huaja. Shpenzimet enorme kanë vënë barrë të madhe në thesarin shtetëror dhe ka kontribuar në përkeqësimin e situatës financiare të shtetit Osman i cili më në fund ka bankrotuar në aspektin financiar. Shteti Osman në vitin 1875 ka shpall bankrotimin e saj dhe paaftësinë të kthejë kreditë kreditorëve evropian. Shteti osman humbi pavarësinë ekonomike dhe në vitin 1881 është themeluar Këshilli për borxhinin publik osman të cilën e kanë udhëhequr ekspertët evropian financiar me ç’rast kanë kontrolluar shumicën e lëvizjeve ekonomike brenda shtetit Osman. Në situatën e vështir në të cilin gjendej shteti thekson fakti se njëri nga sulltanët më të rëndësishëm të asaj kohe(fundi i shek. XIX-të) sulltan Abdylamidi i II-të për shkak të frikës nga atentati dhe sulmi nga deti ka braktis Pallatin e Dollmabahçesë dhe rezidencën e vet e ka zhvendosur në pallatin e ndërtuar Jëlldëz.

Burimi : Preporod/ ML

OPINIONE