Pallati në Durrës pa akt-konstatimi dhe i mënjanuar 55 cm, banorët përreth ndihen të rrezikuar

Grupet e paunifikuara të inspektorëve dhe mënyrat e ekspertimeve të pallateve të dëmtuara nga tërmeti kanë çoroditur një pjesë të banorëve të Durrësit.

Rastet e denoncuara nga vetë të dëmtuarit janë nga më paradoksalet. Ky është pallati numër 2.008 në lagjen nr.5 të qytetit të Durrësit, për shkak se banorët nuk kanë në dorë një shkresë me vlerësimin përfundimtar kanë dalë në protestë.

Ky i ri tregon një mënyrë primitive se si është bëri vlerësimi nga ekspertët shqiptarë.

“E kanë bërë inspektimin e sy kështu e kanë shkruar edhe në aktin e ekspertimit”.

Ky pallat ka dëmtime që në themel dhe është mënjanuar shumë. Ndaj dhe banorët besojnë më shumë inspektimet e grupeve të huaja.

“Nga ekspertët italianë është thënë që nga themelet deri në pjesën e sipërme është çeduar rreth 55 centimetra, kjo u mat edhe me mënyra mekanike, edhe me dron. Edhe ekspertë të huaj që kemi marrë vetë kanë konstatuar që ky pallat është i pabanueshëm”.

Në këto kushte paqartësish banorët nuk hyjnë dot brenda dhe nuk po marrin dot as bonus qeraje.

“Në pallat nuk hyhet, te nipi jam duke jetuar, as bonos qeraje nuk më kanë dhënë, asgjë. Kam shkuar te Bashkia, më kanë thënë bëj akt-konstatimin, ku ta bëj unë akt-konstatimin”.

Prej mungesës së një akti final inspektimi po rrezikojnë dhe banorët e pallatit krah tij.

“Është rrezik si për banorët që vazhdojnë të jetojnë te pallati ngjitur si për të gjithë këtu”.

Në situate të ngjashme janë dhe qindra banorë të Durrësit. Mësohet se në bashkinë e Durrësit janë regjistruar 4 mijë aplikime për bonuse qiraje, por vetëm 1 mijë kanë mundur të marrin fondit./abcnews.al

/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne