Pamjet/Aksident tragjik në Kalimash, makina del nga rruga, një i vdekur dhe dy të plagosur

Një aksident me pasojë vdekje e një personi ka ndodhur në autostradën Kalimash-Morinë.  Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Shkodra Beton”, ku një mjet tip “Golf”, ka dal nga rruga.

Për pasojë ka humbur jetën Shpëtim Mani, ndërsa është plagosur rëndë Klinsman Uka. Ky i fundit është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Fatmirësisht nga aksidenti i ndodhur, drejtuesi i mjetit Samet Elezaj ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor ku po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./shqiptarja

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne