Bota

Parlamenti Evropian shkarkon katolikun polak për komentet naziste

Czarnecki quajti euro-deputeten opozitare polake Roza Thun, një “shmaltsovnik”, emër poshtërues për polakët që kanë fshehur hebrenjtë gjatë pushtimit nazist të Polonisë

Parlamenti Evropian votoi të mërkurën shkarkimin e nënkryetarit të tij polak, Ryszard Czarnecki, nga shkaku i një deklarate që bëri me të cilën krahasoi kundërshtarët politik në Parlamentin e Polonisë me kolaboracionistët nazistë.

Me 447 vota pro dhe 96 kundër PE-ja arriti të sigurojë dy të tretat e nevojshme për shkarkimin e Czarneckit, i cili ishte njëri nga 14 nënkryetarët e PE-së, megjithatë, ai mbetet një euro-deputet duke përfaqësuar partinë polake në pushtet, Ligj dhe Drejtësi.

Muajin e kaluar, Czarnecki quajti euro-deputeten opozitare polake Roza Thun, një “shmaltsovnik”, një emër poshtërues që u referohet polakëve të cilët kanë fshehur hebrenjtë gjatë pushtimit nazist të Polonisë, por i përdorur edhe për polakët të cilët kanë shantazhuar hebrenjtë.

Ofendimi i tij kishte të bëjë me një deklaratë të Thunit për një televizion gjerman, ku tha se “autoritetet e Polonisë po çojnë vendin drejt një diktature”.

Pas shkarkimit të tij, Czarnecki përshkroi votën si një vendim “anti-polak”, për të shtuar se nuk është penduar, për mbrojtjen sipas tij, që i bëri Polonisë nga politikanët opozitarë të cilët kritikojnë vendin jashtë.