Parlamenti i Serbisë kundërshton projekt-ligjin për të njohur pretendimet armene të “gjenocidit”

Parlamenti serb të premten hodhi poshtë një mocion që mbështeste pohimet armene mbi incidentet e vitit 1915 gjatë kohës së Perandorisë Osmane.

Projektligji për njohjen e akuzave armene, të ashtëquajtura “gjenocid” u paraqit nga Zoran Zhivkoviç, kreu i Partisë së Re të opozitës.

Projektligji u hodh poshtë me 139 vota në parlamentin me 250 vende, përkundër mbështetjes nga vetëm një pjesë e vogël e shtatë ligjvënësve.

Pozicioni i Turqisë mbi ngjarjet e vitit 1915 është se vdekjet e armenëve në Anadollin lindor në vitin 1915 ndodhën pasi një pjesë e amenëve u bënë me palën e pushtuesve rusë dhe u rebeluan kundër forcave osmane. Një zhvendosje e armenëve me vonë rezultoi në viktima të shumta.

Ankaraja nuk e pranon pretendimin për “gjenocid”, por pranon se ka pasur viktima në të dyja anët gjatë Luftës së Parë Botërore.

Turqia kundërshton prezantimin e incidenteve si “gjenocid”, dhe ngjarjet e vitit 1915 i përshkruan si një tragjedi për të dyja palët.

Ankaraja ka propozuar në mënyrë të përsëritur krijimin e një komisioni të përbashkët të historianëve nga Turqia dhe Armenia, plus ekspertë ndërkombëtarë për ta trajtuar këtë çështje./dailysabah/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne