Pas tërheqjes së njohjes nga Togo, reagon Dr. Mustafa Bajrami! –

Pas paralajmërimeve në mediat serbe se Togo ka tërhequr njohjen e Kosovës, ka reaguar edhe Dr. Mustafa Bajrami.

Në një postim të tij në Facebook ai ka thënë se tërheqja e njohjeve ka ndodhur edhe më pare me shtete të tjera.

Sipas tij, një gjë e tillë mund të ndodh edhe me Kosovën, sikur që është duke ndodhur.

Dr. Bajrami ka ironizuar me politikanët e vendit të cilët kishin thënë se nuk ekziston një ligj i tillë në marrëdhëniet ndërkombëtare.

“Unë jam duke thënë ja ku është ujku, ata më pyesin ku është tragu, ka shkruar në fund, Dr. Bajrami.

Më poshtë, në lidhje me këtë, lexojeni shkrimin e tij ne Facebook:

Edhe Togo e ka tërhequr njohjen e Kosovës. Po bëhen 15 shtete që e kanë bërë një gjë të tillë. Së paku kështu deklarojnë mediat në Serbi. Ndërsa ne, si dashi që thoshte ishalla jam në ëndërr!

Në lidhje me këtë problem, unë kam shkruar disa herë këtu në FB, nëse u kujtohet miqve të mi. Kisha përmendur emra konkret të shteteve, kisha përmendur edhe emra kryeministrash me të cilët isha takuar nëpër botë dhe më kishin folur për këto probleme.

Në anën tjetër, zyrtarë të lartë të shtetit të Kosovës thonin se kjo nuk mund të ndodhë, sepse, sipas tyre dhe sipas disa analistëve që u dilnin në krah, kjo mesele është në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare(!) 

Thjeshtë, unë (he mos qoftë kjo fjala ‘unë’!) jam kah them qe uki, dikush ende po vetë ku është tragu…!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne