Pas Tropojës digjet KZAZ edhe në Shkodër, reagon Lleshaj

Punonjësit e Bashkisë së Shkodrës kanë hyrë me forcë mbrëmjen e sotme në ambientet e shkollës “Shejnaze Juka” ku ndodheshin materialet zgjedhore të KZAZ-së 2. Korrespondenti i News24 raportoi se fillimisht ata kanë thyer xhamat e shkollës dhe më pas i është vënë zjarri. Është dashur mbërritja e zjarfikëses për të shuar flakët që kishin përfshirë shkollën.

Përplasje midis protestuesve dhe policisë në Shkodër, thyhet xhamat e shkollës ku ndodhet materialet zgjedhore on Vidnews.

Kjo përplasje nisi pas mosrespektimit të thirrjes së bashkisë së Shkodrës për të liruar ambientet e KZAZ-së. Punonjësit e bashkisë dhe militantët e PD-së janë përplasur edhe me policinë e shtetit që mbronte materialet zgjedhore. Mes protestuesve ishte edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Shkodrës, Bardh Spahia. Kujtojmë që në orët e paradites u shkatërruan materialet zgjedhore edhe në Tropojë.

 

Pas këtyre ngjarjeve ka reaguar edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

“Përpjekje e turpshme e përfaqësuesve të PD për të djegur një shkollë në Shkodër. Ftoj qytetarët e Shkodrës që të distancohen nga ky turp i pamasë dhe të izolojnë bijtë e dhunës. Asnjë drejtues bashkie nuk mund të mbajë me dhunë dhe me zjarr mandatin që tashmë po mbaron. Nuk ka asnjë mundësi që dhunuesit t’i shpëtojnë ligjit. Pushteti mund të mbahet vetëm me votën e qytetarëve” – shkruan lleshaj në Twitter./lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne