Shqiperia

Pasaporta bullgare, ajo që të çon në BE dhe Angli

Pasaporta bullgare është kthyer tashmë shpresa më e madhe për shqiptarët, duke u mundësuar atyre qëndrimin në vende të ndryshme të Bashkimit Europian dhe në Angli si dhe lehtësira të shumta në shkollimin e fëmijëve.

Sipas statistikave nga Eurostat, Bullgaria i dha shtetësinë 1626 njerëzve në 2016, një rritje prej 28 përqind krahasuar me vitin 2015.

Sipas Eurostat në vitin 2016, rreth 995 000 njerëz morën shtetësinë e një shteti anëtar të BE, nga 841 000 që ishte në vitin 2015.

Qytetarët e Marokut janë ata që për vitin 2016 kanë numrin më të lartë të marrjes së shtetësisë në një vend anëtar të BE-së.

Më pas ndiqen nga shqiptarët me 67500 raste, ku 97 përqind kanë marrë shtetësinë në Itali dhe Greqi.

Prej kohësh Bullgaria, vendi më i varfër i BE është kthyer në burim shprese për qindra banorë të komunitetit goran të Kukësit, të cilët po emigrojnë masivisht si nënshtetas të Europës, falë pajisjes me pasaporta bullgare.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

OPINIONE