Shqiperia

PD zotohet njësoj si Rama dikur në opozitë: Do të anulojmë të gjitha koncensionet

Partia Demokratike ka thënë sot se kur të vijë në pushtet do të anulojë koncensionin e check up-it dhe cdo koncension tjetër dhe se paratë e grabitura do t’ua kthejë qytetarëve. Deklaratat i bëri deputetja Albana Vokshi.

“Rama erdhi me premtimin e shëndetësisë falas. Check up-i dështoi dhe analizat të pasakta. Vilma Nushi paguhet edhe nese nuk behet check up. Vilma nushi është klientja e sponsorizuesja e Ramës. Por vetëm 26% e perfituesve kanë kryer check up. Në tri vite Vilma Nushi është paguar 6.4 milionë euro për mbi 4 mijë analiza të pakryera. Komisioni i check-up ka dështuar. Dështimi i Ramës për këtë sistem është skandaloz. Dështimin e këtij komisioni e ka konfirmuar edhe KLSH që ka kërkuar të bëhet sërish kontrata. Rama ka urdhëruar që të mos bëhet koncesioni. PD ka një mendim; koncesioni duhet të anulohet”, tha Vokshi.

Njësoj si PD sot, përbetohej edhe Edi Rama kur ishte në opozitë. Asokohe ai dhe zyrtarë të tjerë të PS-së deklaronin se do të zhbënin koncensionet e dhëna nga Berisha. Kjo jo vetëm që nuk ndodhi, por përkundrazi Rama dha më shumë koncensione që në mandatin e tij të parë.

Etiketa

OPINIONE