Pentagoni për raketat S-400: Ankaraja do të vendosë sipas interesave të saj strategjike

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Mbrojtjes (Pentagon), Dana White tha se Turqia do të vendosë vetë për interesat e saj strategjike.

White iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në konferencën për shtyp në Pentagon.

Gjatë kësaj konference asaj iu drejtua pyetja për sistemet mbrojtjes antiajrore S-400, që Turqia do të blejë nga Rusia.

“Ne jemi duke biseduar me Turqinë në lidhje me mospërshtatjen e sistemeve raketore. Por në fund të fundit turqit do të vendosin vetë për interesat e tyre strategjike. Ajo që do ta përcaktojë këtë temë është Ankaraja” tha Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Mbrojtjes, Dana White./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne